Ambasadori amerikan në Ukrainë Geoffrey Pyatt deklaroi të martën se Kongresi amerikan vendosi të shtojë me 75 milionë dollarë ndihmën për Ukrainën.
Gjatë një deklarate për shtyp Pyatt tha se shuma e mëparshme e ndihmës në fushën e sigurisë ishte 119 milionë dollarë, por kongresi ka vendosur ta shtojë atë me 75 milionë dollarë.
Sipas tij ndihma e SHBA-së për Ukrainën nuk ka lidhje me luftimet, por i shërben reformës në ushtri që është më e rëndësishme se armatimet. (Çang Çuo)