PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Specialistët amerikanë optimistë për ekonominë kineze
2015-01-20 15:02:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe:改革---Gǎi Gé---Reforma

Aktualisht ekonomia globale po rigjallërohet dhe si një nga ekonomitë më të mëdha të botës, zhvillimi i ekonomisë së Kinës ka tërhequr vëmendjen e vendeve të ndryshme. Cili është mendimi i ekonomistëve amerikanë për ekonominë kineze ?

Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit për ekonominë botërore, si një nga forcat kryesore të rritjes ekonomike globale, ekonomia e Kinës po përballet me ngadalësimin e ekonomisë. Në vitin 2015 parashikohet që shpejtësia e rritjes së ekonomisë globale do të ngadalësohet në 7.1% por ende do të jetë e fuqishme, ndërsa në vitet 2016 dhe 2017 parashikohet se rritja do të jetë në shifrat përkatësisht në 7% dhe 6.9%.

Lidhur me ngadalësimin e rritjes së ekonomisë kineze, ekonomisti i njohur amerikan njohës i ekonomisë kineze pranë Qendrës së Studimeve Ndërkombëtare të SHBA-së Scott Kenedy ks dhprehur shqetësim për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë kineze.

Ai tha se në përgjithësi ekonomia e Kinës tregon rritje të fuqishme, megjithë ngadalësimin e kësaj rritjeje, kjo është një gjendje natyrale e zhvillimit të ekonomisë. Sipas tij , Kina kryer shumë ndërtime në infrastrukturë , por aktualisht investimet në infrastrukturë janë ngadalësuar, gjë që shkaktoi ngadalësimin e rritjes së ekonomisë. Por aftësia konsumatore dhe e eksportit ende është e fuqishme, prandaj rritja e ekonomisë së Kinës ruan ende nivelin mbi 7%. Ai ka theksuar se në vitin 2015 rritja e ekonomisë së Kinës do të ngadalësohet, por do të ruhet niveli prej 7% i rritjes së saj .

Kenedy dhe kolegu tjetër i tij David Dollar janë të mendimit se rritja e ekonomisë së Kinës ka rëndësi të madhe për ekonominë globale, gjithashtu ngadalësimi i rritjes së ekonomisë së Kinës ka ndikim negativ në ekonominë globale. Njëkohësisht ata nënvizojnë gjithashtu se megjithë ngadalësimin ekonomia kineze ndikon pozitivisht në rrijen e ekonomisë globale. Për zhvillimin në të ardhmen të ekonomisë botërore, ekonomisti amerikan Dollar është i mendimit se ekonomia amerikane po shpejton rritjen, kurse ekonomia e Japonisë dhe Evropës është ende e dobët. Kina luan një rol të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë globale në vitin 2015, ndaj ka mundësi që të kalojë shifrën 7% të rritjes.

Por pjesa dërrmuese e ekonomistëve amerikanë janë të mendimit se ekonomia globale përballet akoma me kriza të ndryshme,ndaj vendet e ndryshme duhet të nxitin më shumë reformat dhe të forcojnë rritjen e ekonomisë. Ekonomisti Dollar është i mendimit se gjendja ekonomike e vitit 2015 ndoshta ngjan me atë të vitit të kaluar,ndaj rritja ekonomike nuk do të jetë shumë e fuqishme. Por ekonomisti amerikan mban një qëndrim pozitiv duke shpresuar se si SHBA-ja, India, Kina, Japonia dhe BE-ja mund të zbatojnë politika me efekte pozitive dhe në këtë mënyrë shifrat e rritjes ekonomike në vitin 2016 do të përmirësohen.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China