PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Poroshenko i gatshëm të thërrasë një mbledhje ndërkombëtare mbi Ukrainën
2015-01-20 10:50:40 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha të hënën se për konkretizimin e marrëveshjes së Minskut, Ukraina është e gatshme të thërrasë menjëherë mbledhjen e grupit trepalësh (Ukrainë, OSBE dhe Rusi) si dhe mbledhjen e ministrave të jashtëm të "Modelit Normandy" (Ukraina, Franca, Gjermania dhe Rusia).

Poroshenko u shpreh pro zgjidhjes paqësore të krizës në Ukrainën Lindore, por bazuar në marrëveshjen e Minskut. "Ditët e fundit militantët kanë forcuar sulmet ndaj aeroportit të Doneskut në lindje të Ukrainës, duke shkelur armëpushimin," shtoi Poroshenko.

Në një deklaratë të publikuar të hënën nga presidenti Poroshenko dhe ministria e jashtme e Ukrainës theksohet se Ukraina dhe Rusia nënshkruan më 13 nëntor 2014 një dokument pune, ku përcaktohet zbatimi i memorandumit të Minskut, por pala ruse anuloi nënshkrimin e marrëveshjes. Tani pala ruse ripropozon nëshkrimin dhe konkretizimin e marrëveshjes së Minskut, që të sigurojë armëpushimin qysh nga 19 janari. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China