PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
14 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në lindje të Ukrainës
2015-01-20 09:47:41 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 14 vetë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në lindje të Ukrainës ditët e fundit, si pasojë e përleshjeve midis forcave qeveritare dhe atyre pro pavarësisë. Zëdhënësi i operacioneve ushtarake të qeverisë në lindje të vendit, Andriy Lysenko ka deklaruar se gjatë përleshjeve me rebelët kanë mbetur të vrarë 3 ushtarë ukrainas dhe janë plagosur 66 të tjerë.

"Është rritur numri dhe intensiteti i sulmeve në pozicionet e luftimit të ukrainasve," tha Lysenko duke shtuar se forcat rebele kanë qëlluar 99 herë kundër ushtarëve në 24 orët e fundit.

Komandanti i rebelëve, Eduard Basurin ka njoftuar se gjatë luftimeve të së dielës kundër ushtarëve ukrainas janë vrarë 8 luftëtarë dhe janë plagosur 33 të tjerë.

Ndërkohë departamenti rajonal i ministrisë së brendshme ukrainase në Donetsk ka bërë të ditur se të paktën 3 civilë, përfshirë dhe një djalë 12 vjeçar janë vrarë, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve gjatë natës në qytezën Debaltsevo. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China