PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez do të marrë pjesë në Forumin e Davosit
2015-01-19 14:50:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:金融---Jīn Róng---Financa

Nga 21 deri më 24 janar do të zhvillohet në Davos të Zvicrës Forumi Ekonomik Botëror, ku kryeministri Li Keqiang, do të përcjellë zërin e Kinës në prani të personaliteteve nga vende të ndryshme. Kjo është hera e dytë, pas vitit 2010 që kryeministri i Kinës do të marrë pjesë në këtë forum. Duhet nënvizuar fakti se përveç përfaqësuesve të qeverisë, ekonomistë të njohur si dhe sipërmarrës do të jenë të pranishëm në punimet e këtij forumi. Pritet që në fokus të punimeve të këtij forumi të jetë bashkëpunimi ekonomik me Zvicrën. Fjala kyçe e rubrikës së sotme është Jīn Róng--Financa.

Studiuesi i Qendrës së Studimeve Ekonomike pranë Universitetit Tsinghua Li Daokui e njeh shumë mirë qytezën e Davosit, pasi sivjet është hera e tetë që ai merr pjesë në këtë forum, me statusin e përfaqësuesit të qarqeve profesionale, të të ftuarve në Davos.

Një profesionist me karrierë të shquar jashtë shtetit, i njohur në qarqet ekonomike perëndimore, ai ka qenë dhe anëtar i Komitetit Qendror për studimin e politikave monetare dhe është një njohës shumë i mirë i politikave financiare të Kinës, ndaj fjalimi i tij është përqëndruar në preokupimin ndërkombëtar për ekonominë kineze.

Në vitin 2010, kur Li Keqiang mori pjesë në Forumin e Davosit atje ishte i pranishëm dhe Li Daokui. Ai kujton se pas forumit, një koleg i tij ndërkombëtar i kishte shprehur mendimin se Li Keqiang ishte një personalitet shumë praktik dhe realist, i cili i kushtonte shumë rëndësi reformës dhe vepronte me energji . Aktualisht është hera e tretë që Li Keqiang viziton qendrën financiare ndërkombëtare të Zvicrës , brenda 5 vjetëve. Li Keqiang i ka kushtuar vëmendje të veçantë reformës financiare dhe në fillim të këtij viti, ai ka bërë një vizitë inspektuese në qytetin Shenzhen të Kinës jugore, kur është përuruar dhënia e kredisë së parë online, nëpërmjet E-Bankës së parë në vend. Gjatë kësaj vizite të tij në Zviçër, diskutimi për financat do të jetë shumë i rëndësishëm.

Lidhur me këtë, zoti Li Dao Kui është i menidmit se Zvicra ka synim të bashkëpunojë me Kinën. Sipas tij ekonomia zvicerane është në gjendje të mirë dhe ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të shumtë. Pavarësisht vështirësive të ekonomisë globale ajo zvicerane është e zhvilluar, kurse monedha zvicerane vlerësohet pandërprerë, ndaj kjo mund të ndikojë pozitivisht edhe për ndërkombëtarizimin e monedhës kineze.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China