Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, po përpiqet të shtojë fondet për bujqësinë dhe bizneset e vogla, duke rritur kuotën e saj të kreditimit për këta sektorë me mbi 8 miliardë dollarë amerikanë.
Huadhënësit kinezë do të jenë të detyruar t'i përdorin paratë veçanërisht për bujqësinë dhe biznesin e vogël nëse aplikojnë për financim nga banka qendrore.
Kjo masë është pjesë e përpjekjeve të bankës qendrore kineze për të futur më shumë para në sistem.
Lëvizjet e mëparshme nga qeveria kineze për të stimuluar ekonominë nëpërmjet shpenzimeve bënë që shumica e bankave të zgjidhnin për t'u dhënë hua kompanive shtetërore, për të siguruar rikthimin e huasë. Një gjë e tillë i la shumë biznese të vogla dhe fermerë pa mundësi për sigurim kapitali. (Artani)