PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Alibaba do të ndërtojë një qendër tregtare në Korenë e Jugut
2015-01-12 20:06:54 CRI Komenti juaj Printoni

Gjigandi kinez i tregtisë në internet Alibaba ka njoftuar se do të investojë 920 milion dollarë amerikanë për krijimin e një qendre tregtare në Korenë e Jugut. Kjo qendër tregtare do të ndërtohet në juglindje të qytetit koreanojugor Inchon me një sipërfaqe prej 1 milion metra katrorë.

Qyteti Inchon dhe Alibaba do të jenë bashkëpronarë të objektit tregtar. Qendra e re tregtare pritet të tërheqë sa më shumë turistë kinezë, të cilët përbëjnë numrin më të madh të turistëve në Korenë e Jugut.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China