Grekët kanë shprehur shqetësim para zgjedhjeve të parakohëshme të 25 janarit, duke akuzuar qeverinë gjermane se po alarmon votuesit duke paralajmëruar një dalje të mundëshme të këtij vendi nga eurozona, nëse nuk zgjedhin një qeveri që përkrah reformat e caktuara nga huadhënësit.
Ekonomisti i forcës së majtë politike që ka një përkrahje të gjerë në Greqi ka theksuar të martën për mediat gjermane se Gjermania nuk duhet të harrojë se pas Luftës së Dytë Botërore u përfshi nga kriza ekonomike dhe Greqia e ndihmoi atë bazuar në "Traktatin e Londrës", duke i anuluar gjysmën e borxheve. Ky veprim ndikoi në rimëkëmbjen e ekonomisë gjermane dhe tani ka ardhur koha që Gjermania të paguajë borxhin.
Sipas analistëve vendës partia greke e ekstremit të majtë ka gjasa të fitojë zgjedhjet e 25 janarit, por në fushatën e saj është deklaruar se vetë Greqia do të vendosë nëse do të qëndrojë në eurozonë ose jo. (Çang Çuo)