Monedha euro ka rënë në nivelin më të ulët në nëntë vjet kundrejt dollarit.
Euro ra me 1,2% duke u këmbyer me 1,1864 dollarë, niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2006, para se të rritej lehtë.
Rënia pason deklaratat e guvernatorit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, se banka mund të fillojë lehtësimin sasior edhe si dhe të ulë normat e interesit pavarësisht faktit se ato kanë arritur nivelin më të ulët historik.
Pavarësisht se banka ka ulur tashmë normat e interesit dhe gjithashtu ka blerë disa bono të lëshuara nga kompanitë private, një program në shkallë të gjerë i lehtësimit sasior ende nuk është nisur.
Investitorët parashikojnë se banka mund të veprojë për të stimuluar ekonominë. Trazirat politike në Greqi gjithashtu kanë ndikuar mbi monedhën e përbashkët. (Leftion Peristeri)