PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, shkrihen në një dy prodhuesit e trenave me shpejtësi të lartë
2014-12-31 19:57:31 CRI Komenti juaj Printoni

Dy prodhuesit e trenave me shpejtësi të lartë në Kinë pritet të bashkohen në një, duke krijuar një kompani të re për të shmangur "luftën e brendshme" gjatë eksplorimit të tregut global.

"China North Railway" do të bashkohet me "China South Railway" sipas një marrëveshjeje mes dy kompanive.

Ji Jialun është profesor në Universitetin Jiaotong në Pekin.

"Sot ekzistojnë shumë gjigantë botërorë në fushën e hekurudhave, por vetëm një për çdo vend. Në Kinë, ne kemi dy që i bashkohen konkurrencës. Nuk është e përshtatshme për një vend në tërësi. Bashkimi i tyre do të krijojë një forcë të përbashkët për të optimizuar markën tonë, dhe kryesisht do të shtojë përfitimet për hekurudhën kineze të shpejtësisë së lartë."

Kina ndërtoi rrjetin më të gjatë në botë për trenat e shpejtësisë së lartë në më pak se një dekadë dhe ka kërkuar të eksportojë teknologjinë e saj.

Megjithatë, dy kompanitë kanë konkurruar me njëra-tjetrën në "rrëmbimin" e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shkrirja vjen 14 vjet pas ndarjes së kompanive në vitin 2000 për të nxitur konkurrencën. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China