Kina dhe Egjipti u zotuan të për nxitjen e bashkëpunimit në projekte të mëdha ndërtimi.
Zotimi u bë nga kryeministri Li Keqiang gjatë takimit me presidentin egjiptian Abdel-Fattah Sisi, në Pekin.
Li bëri thirrje që dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e ndërtimit të infrastrukturës, në tregti, investime dhe teknologjinë e lartë.
Ai tha se Kina është e gatshme të marrë pjesë në projektet madhore të Egjiptit përfshi hekurudhat , tunelet nënujore dhe centralet bërthamore, si dhe zonën e bashkëpunimit tregtar të Suezit.
Sisi tha nga ana e tij se Egjipti është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorin e investimeve dhe atë financiar. Ai mirëpriti kompanitë kineze të investojnë në projektet egjiptiane të ndërtimit.