PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li: Pekini do të nxitë investimet kineze në Serbi
2014-12-19 10:26:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang është shprehur se qeveria e tij do të nxitë sipërmarrjet kineze të investojnë në Serbi. Li e bëri këtë premtim gjatë takimit me presidentin serb Tomislav Nikoliç në Beograd të enjten, dita e fundit e vizitës së kryeministrit kinez në Serbi.

Presidenti serb Nikoliç shprehu mirëpritjen për investimet kineze, duke shtuar se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin dhe bashkërendimin me Kinën mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.

Po të enjten kryeministri i Kinës Li Keqiang përuroi me homologun e tij serb Alesandar Vuçiç urën Zemun-Borca mbi lumin Danub në Beograd.

"Kjo urë është një shenjë e miqësisë dhe marrëdhënieve të forta midis popullit serb dhe popullit kinez," u shpreh kryeministri Vuçiç.

Pas vizitës në Serbi kryeministri mbërriti sot në mëngjes në Tajlandë, ndalesa e fundit e turneut të tij në tre vende, i filluar më 14 dhjetor me vizitën zyrtare në Kazakistan. Në Tajlandë Li do të marrë pjesë në samitin e bashkëpunimit ekonomik të Mekongut të Madh. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China