Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter se është takuar me kryeministrin kinez Li Keqiang. Sipas ATSH-së kreu i qeverisë shqiptare komenton se me homologun kinez ka patur "mirëkuptim të plotë për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërise dhe rajonit." Kreu i ekzekutivit Rama ndodhet në Beograd në kuadër të Samitit të tretë Kinë-Europë Qendrore dhe Juglindore.(ATSH)