PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forumi Ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore
2014-12-17 08:37:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe liderët e vendeve të Europës Qendrore e Lindore morën pjesë pasditen e së martës në ceremoninë e hapjes së Forumit të 4-t Ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, në Beograd.

Në fjalimin e tij, kryeministri kinez tha se rimëkëmbja e tanishme e ekonomisë globale është e dobët. Shumë vende përballen me presionin e rënies ekonomike dhe sfida për ruajtjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Mes Kinës, vendeve të Europës Qendrore e Lindore, Europës dhe vendet e tjera të botës, ekzistojnë ndryshime të mëdha të zhvillimit, dhe për këtë ka ende potencial për zhvillim. Kina ka kapacitet të plotë prodhimi dhe rezerva të mjaftueshme valutore. Kina po transferohet nga fabrika e botës për mallra në një vend importues për produktet e huaja konkurruese. Thellimi i bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore favorizon zhvillimin e ekuilibruar të Europës dhe zhvillohet brenda kuadrit ligjor të BE-së, duke garantuar përfitim reciprok mes Kinës dhe Europës.

Kryeministri serb Aleksandar Vučić dhe homologu i tij çek Bohuslav Sobotka thanë në fjalimet e tyre se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore ka bazë të fortë dhe perspektivë të gjerë. Bashkëpunimi mes palëve favorizon rritjen e komunikimit dhe të konkurrencës rajonale. Vendet e Europës Qendrore e Lindore janë të gatshëm në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat ekonomiko-tregtare, të investimeve, në infrastrukturë, në fushën e aviacionit, të energjisë, të kulturës etj. (Xu Guang)

foto nga www.gov.cn

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China