PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang e Vuçiç japin një konferencë të përbashkët shtypi[VIDEO]
2014-12-17 08:30:26 CRI Komenti juaj Printoni

Pas pjesëmarrjes pasditen e së martës në Beograd në takimin e tretë të liderëve mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij serb Aleskander Vuçiç dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Li Keqiang tha se Kina e vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë potencial të madh bashkëpunimi, "Programi i Beogradit" i publikuar në këtë takim ka qartësuar perspektivën e bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh. Të dyja palët kanë kërkesa të gjera në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe investimet në këtë fushë mund të nxitin rritjen ekonomike e përmirësimin e jetesës së popullit.

Kina ka aftësinë e plotë të prodhimit dhe mund të ndërtojë fabrika në vendet e Europës Qendrore e Lindore për të përkrahur ndërtimin e infrastrukturës vendëse.

Nga ana e tij, Vuçiç tha se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është në favor të zhvillimit e lulëzimit rajonal. Ky takim dypalësh projektoi drejtimin e bashkëpunimit dhe qartësoi fushat kryesore të bashkëpunimit duke pasur sukses. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China