PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Beograd, zhvillohet takimi i tretë i liderëve Kinë-EQL
2014-12-17 08:30:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) zhvilluan të martën në Beograd takimin e tretë të liderëve Kinë-EQL, për të diskutuar lidhur me zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Samiti i së martës u drejtua nga kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç. Në fjalën e vet, Li Keqiang-u u shpreh se, pas publikimit vjet të "Projektit të Bukureshtit", lidhjet midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore janë bërë më të ngushta. Li theksoi se Kina mbështet integrimin europian e qëndrueshmërinë e euros dhe pret të shohë një Europë më të unifikuar, më të përparuar dhe më të stabilizuar. "Bashkëpunimi midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore jo vetëm mund të jetë me përfitime për palët përkatëse, por edhe mund të ndihmojë në zhvillimin e balancuar brenda Europës, gjë që mund të luajë një rol të rëndësishëm gjatë integrimit europian", tha kryeministri kinez Li Keqiang në Beograd.

Ndërkohë, liderët e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore i përshëndetën dhe ranë dakord me propozimet e paraqitura nga numri një i qeverisë kineze për thellimin e bashkëpunimit, duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë do të jetë në të mirë të rritjes ekonomike, shtimit të punësimit, përmirësimit të jetesës së njerëzve dhe nxitjes së zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

(Zhang Yan/Artani)

foto nga www.gov.cn

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China