Kryeministri Rama ndodhet në Beograd, për të marrë pjesë në Samitin e Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Rama ka shkruar në profilin e tij në Fb: "U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqiperi me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqiperise e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm."
Në axhendën e ditës së martë kreu i qeverisë shquiptare ka takimet me homologët e tij të Çekisë, Polonisë si dhe kryeministrin e Kinës, Li Keqiang ndërsa të mërkurën, pritet të takohet me homologun serb Vuçiç. Samiti Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e mbi 7 mijë policëve. (Balkanweb)