PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang thekson bashkëpunim konkret brenda OBSh-së
2014-12-16 15:56:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 上合组织---Shàng Hé Zǔ Zhì---Organizata e Bashkëpunimit e Shangait

Takimi i 13-të i kryeministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) u mbajt të hënën në kryeqytetin e Kazakistanit Astana. Liderët shkëmbyen mendime mbi çështjet e sigurisë dhe zhvillimet rajonale. Në këtë takim, kryeministri i Kinës Li Keqiang e vuri theksin tek roli i organizatës për në ndërtimin e rrjetit të sigurisë, zhvillimin e bashkëpunimit të ri ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së popujve.

Zhvillimi i bashkëpunimit konkret ndërmjet anëtarëve të OBSh-së përballë gjendjes së ndërlikuar globale ishte tema e diskutuar në takimin e së hënës. Kryeministri Li Keqiang propozoi që vendet e OBSh-së ta kthejnë në prioritet çështjen e sigurisë:

"Gjendja ekonomike dhe politike në botë është shumë e ndërlikuar. Tre forca të këqija janë shumë aktive në këtë rajon dhe po zgjerojnë trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe krimin kibernetik. Duhet të përmirësojmë më tej mekanizmin e bashkëpunimit të sigurisë, të frenojmë zhvillimin e forcës terroriste. Kina sugjeron nënshkrimin e konventave kundër terrorizmit, duke pasur parasysh edhe funksionet e luftës kundër trafikut të drogës të organizatave rajonale, si dhe krijimin e qendrave të sigurisë që të përballohen kërcënimet."

Tani ekonomia globale mbetet ende e dobët, ndaj kryeministri Li Keqiang këshilloi shpejtimin e procesit të integrimit të ekonomisë rajonale.

"Në këtë vizitë, kam ranë dakord me udhëheqësit e Kazakistanit që të bashkëpunojmë midis dy vendeve duke nxitur kapacitetin e prodhimit. Kina dëshiron gjithashtu të zhvillojë bashkëpunime të tilla dypalëshe ose shumëpalëshe edhe me vendet e tjera të OBSh-së. Kjo do të jetë në favor të shkallëzimit industrial. Për sa i përket Kinës, produktet e tepërta do të jenë më cilësore dhe më konkurruese në tregun global. "

Li Keqiang tha se iniciativa e Kinës: "Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit" bashkohet mirë jo vetëm me strategjinë "Rruga e Dritës" së Kazakistanit, por edhe me politikat e tjera të vendeve rajonale, prandaj nënvizoi se ndërtimi i infrastrukturës dhe shkallëzimi industrial mund të realizohen nëpërmjet konsultimeve dhe bashkëpunimeve midis vendeve të ndryshme.

Kryeministri kinez shtoi se thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të investimeve tregtare është për të përmirësuar jetesën e popujve dhe për të shtuar mirëkuptimin midis tyre.

"Kina mendon se OBSh-ja duhet të trajtojë më shumë çështjet shoqërore, të krijojnë më shumë shanse pune, që popujt e vendeve anëtare të ndiejnë përfitimet konkrete. Kinezët shpesh thonë: 'Të kujdesesh për rrënjët, të shkëmbesh me zemër', në këtë mënyrë Organizata e Bashkëpunimit e Shangait duhet të mbështet në zemrat e popujve. Shpresojmë se vendet anëtare do të nxisin shkëmbimet në fusha të ndryshme, sidomos atë kulturore ndërmjet brezit të ri."

Kryeministri i Kazakistanit Karim Masimov vuri në dukje paqëndrueshmërinë e situatës globale, dhe tha se vetë Organizata e Bashkëpunimit e Shangait është duke kërkuar rrugën e saj të zhvillimit. OBSh-ja duhet të shfrytëzojë avantazhin e vet ekonomik, energjetik, teknologjik dhe të komunikimit, që të jetë eliminojë ndikimet negative nga krizat botërore financiare. Për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik shoqëror, vendet anëtare të OBSh-së duhet të forcojnë bashkëpunimin konkret, tha Masimov.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China