PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takon zyrtarin kryeekzekutiv të Afganistanit
2014-12-16 10:21:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të hënën pasdite në kryeqytetin e Kazakistanit Astana me zyrtarin kryeekzekutiv të Afganistanit Abdullah Abdullah.

Li Keqiang u shpreh në takim se presidenti afgan Ashraf Ghani Ahmadzai ka kryer një vizitë të suksesshme në Kinë dhe liderët e të dy vendeve kanë arritur konsensus për krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit strategjik kino-afgan. Pala kineze i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me palën afgane dhe përkrah drejtimin e Afganistanit nga vetë afganët. Z. Li u shpreh po ashtu se Kina dëshiron të luajë rol konstruktiv për rikthimin e paqes, pajtimin kombëtar dhe përmirësimin e jetës së njerëzve në Afganistan.

Zyrtari kryeekzekutiv i Afganistanit Abdullah Abdullah u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes të dy vendeve kanë ardhur duke u zgjeruar, falë edhe vizionit të liderëve kinezë, duke sjellë edhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë rajonale. Pala afgane e vlerëson dhe e falënderon palën kineze për ndihmën e dhënë për nxitjen e paqes dhe të pajtimit kombëtar në Afganistan. Abdullah tha po ashtu se Afganistani dëshiron të thellojë miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe të forcojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Zyrtari kryeekzekutiv është një post i ri i krijuar në Afganistan, i ngjashëm me postin e kryeministrit.

(Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China