Kryeministri kinez Li Keqiang u takua paraditen e së martës në Beograd me presidentin e Këshillit të Bosnjë-Hercegovinës Vjekoslav Bevanda.
Li u shpreh se, me rastin e 20-vjetorit tëmarrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, pala kineze dëshiron ti forcojë ato si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Qeveria kineze do të mbështesë kompanitë të investojnë në ndërtimin e hekurudhave, të rrugëve etj. Besoj se bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Europës Lindore e Qendrore do të sjellë më shumë shance në marrëdhëniet midis Kinës dhe Bosnjë-Hercegovinës, theksoi kreu i qeverisë kineze.
Nga ana e tij Bevanda theksoi se bashkëpunimi midis vendeve të Europës Lindore e Qendore dhe Kinës po përmirësohet dhe zgjerohet. Propozimet e kryeministrit Li në takimin e kaluar po zbatohen, potencialet e bashkëpunimit dypalësh janë të mëdha, theksoi ai .
Bosnjë-Hecergovina vlerëson ndihmën dhe mbështetjen e Kinës dhe dëshiron të shfrytëzojë epërsinë e Kinës në pajisje për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës, të bujqësisë, të shendetësisë etj.