PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takohet me homologun slloven Ratzel
2014-12-16 20:47:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të martën paradite në Beograd me homologun e tij slloven Ratzel.

Li u shpreh se, që nga vendosja në vitin 1992 e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, bashkëpunimi dypalësh ka qenë i mirë dhe në të ardhmen pritet të forcohet më tej. Kina dëshiron të nxitë pjesëmarrjen e kompanive të saj në projektet që lidhen me portin Koper, të marrin pjesë në ndërtimin e projekteve infrastrukturore, të energjisë bërthamore etj, tha kreu i qeverisë kineze.

Nga ana e tij kryeministri Ratzel i vlerësoi si pozitive marrëdhëniet midis Sllovenisë dhe Kinës,duke nënvizuar klimën e mirë për investime si dhe burimet e pasura turistike të këtij vendi. Ai tha se pala sllovene dëshiron të zgjerojë bashkëpunimet me Kinën në fushën e ndërtimit infrastrukturor, të turizmit dhe të investimeve si dhe projektin e portit Koper që do të shërbejë si një derë për hyrjen e mallrave kineze në Europë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China