PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Astana, mbahet mbledhja e 13-të e këshillit të OBSh-së
2014-12-16 08:35:05 CRI Komenti juaj Printoni

 

Mbledhja e 13-të e këshillit të kryeministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangai-t, u zhvillua të hënën në kryeqytetin e Kazakistanit Astana.

Mbledhja diskutoi arritjet e një viti si dhe prioritetet brenda kornizës së organizatës. Pas mbledhjes, u publikua Komunikata e Përbashkët.

Kryeministri i Kazakistanit Karim Massimov thotë se është e nevojshme që të forcohet bashkëpunimi shumëpalësh brenda kornizës së organizatës me qëllimin garantimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendeve anëtare.

Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev tha se duhen krijuar një sërë metodash financimi për të përkrahur programet e bashkëpunimit brenda organizatës.

Vendet anëtare duhet të përfundojnë diskutimet mbi krijimin e sistemit të financimit. Sekretari i përgjithshëm i organizatës Dmitry Mezentsev, sugjeroi formimin e universiteteve të shëndetësisë dhe të mjekësisë popullore. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China