PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang merr pjesë në takimin e OBSh-së
2014-12-16 08:30:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë të hënën pasdite në takimin e 13-të të Këshillit të Kryetarëve të Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, duke shkëmbyer mendime për bashkëpunimin konkret mes vendeve anëtare të kësaj organizate.

Li Keqiang u shpreh që, në samitin e Dushanbesë, të zhvilluar në shtator, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe liderët e vendeve të tjera propozuan masa të shumta për nxitjen e bashkëpunimit konkret. "Gjendja e tanishme botërore është e ndërlikuar, ekonomitë e ndryshme përballen me prirje të ndryshme dhe në fusha të ndryshme ka pasur luhatje në rritje. Për të shfrytëzuar rastet dhe për të përballuar sfida, duhet të shtojmë më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë, ekonomi dhe kulturë," theksoi numri një i qeverisë kineze. (Jiang Lei/Artani)

foto nga www.gov.vn

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China