20141216serbia |
Me ftesën e homologut të tij serb Aleksander Vuçiç, kryeministri kinez Li Keqiang nisi të hënën vizitën zyrtare në Beograd, ku do të marrë pjesë edhe në Takimin e 3-të të Liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore.
Mësohet se Li Keqiang u prit në aeroport nga shefi i qeverisë serbe, së bashku me dy zv.kryeministrat.
Kryeministri kinez tha se miqësia tradicionale kino-serbe i ka rrënjët në përkrahjen reciproke në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesat thelbësore kombëtare, në bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë, që po zgjerohet, dhe në thellimin e shkëmbimeve dypalëshe. Li Keqiang shprehu gjithashtu dëshirën që nëpërmjet pjesëmarrjes me liderët e vendeve të Europës Qendrore e Lindore të nxiten më tej marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve përkatëse. (Zhang Yan)