Kina do të thellojë bashkëpunimin me Kazakistanin në fushën e energjisë dhe të burimeve natyrore. Kështu u shpreh të dielën kryeministri kinez Li Keqiang, që ndodhet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin kazakistanas Astana.
Në takimin me presidentin kazakistanas Nursultan Nazarbayev, Li Keqiang theksoi mundësitë e mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shprehur dëshirën për zgjerimin e investimeve, të tregtisë, të bashkëpunimit energjetik dhe të shkëmbimeve kulturore e njerëzore.
Presidenti kazakistanas Nursultan Nazarbayev e falënderoi Kinën për ndihmën e dhënë në zhvillimin e industrisë së Kazakistanit. Sipas tij, pala kazakistanase mbështet nismën e Pekinit për zhvillimin e vendeve përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe mirëpret pjesëmarrjen e palës kineze në ndërtimin e infrastrukturës së Kazakistanit.
(Zhang Yan/Artani)
foto nga www.gov.cn