PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Astana, takimi i dytë i kryeministave Kinë-Kazakistan
2014-12-15 08:39:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij kazakistanas Karim Masimov zhvilluan të dielën pasdite në kryeqytetin e Kazakistanit Astana takimin e dytë të rregullt të kryeministrave të të dy vendeve.

Gjatë takimit, Li Keqiang u shpreh se marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-kazakistanase zhvillohen në bazë të barazisë e të respektit të ndërsjellë. Pala kineze dëshiron të zgjerojë më tej bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, për t'u sjellë përfitime të dy popujve dhe për të nxitur stabilitetin e zhvillimin rajonal.

Nga ana e tij, Karim Masimov tha se zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kinën është një nga përparësitë e punëve të jashtme të Kazakistanit. Pala kazakistanase merr pjesë aktivisht në ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe të Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë dhe ka forcuar bashkërendimin e bashkëpunimin me palën kineze brenda kornizës së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, për të nxitur zhvillimin e përbashkët të marrëdhënieve dypalëshe e rajonale.

Pas takimit, të dy kryeministrat nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi në fushën ekonomiko-tregtare, energjetike, financiare etj.

 

foto nga www.gov.cn

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China