Rreth 2,000 performues morën pjesë të dielën në një paradë në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos për të festuar 15-vjetorin e kthimit të rajonit nën sovranitetin e Kinës.
Në këtë event "Parada përmes Makaos, qyteti latin," morën pjesë grupe të njohura muzikore, kërcimtarë dhe trupa nga e gjithë bota.
Këtë vit, Zyra e Çështjeve Kulturore prezantoi edhe një maskot për eventin.
Chan Zing-Tak është zyrtar i marrëdhënieve me publikun pranë kësaj zyre.
"Këtë vit kemi përfshirë tema që lidhen me hapësirën e jashtme, me maskotin tonë VIVA për promovimin e konceptit 'Paqe, Dashuri dhe Integrim Kulturor' mes publikut të gjerë."
Parada vjetore nxorri në pah karakteristikat e veçanta kulturore rë qytetit si dhe atmosferën multikulturore.