Kryeministri kinez Li Keqiang mbërriti të dielën për një vizitë zyrtare në Kazakistan si dhe për të marrë pjesë në takimin e 13-të të kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Gjatë vizitës së tij, Li gjithashtu do të drejtojë mbledhjen e dytë të rregullt midis udhëheqësve të Kinës dhe Kazakistanit me homologun e tij Karim Masimov.
Të dy palët pritet të nënshkruajnë rreth 30 marrëveshje bashkëpunimi me vlerë prej 10 miliardë dollarësh.
Organizata e Bashkëpunimit e Shangait, e themeluar në vitin 2001, aktualisht ka gjashtë shtete anëtare, Kinën, Rusinë, Kazakistanin, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Uzbekistanin. Afganistani, India, Irani, Mongolia dhe Pakistani janë vende vëzhguese, ndërsa Bjellorusia, Turqia dhe Sri Lanka, partnerë dialogu.
Pas Kazakistanit, Li do të udhëtojë drejt Serbisë për të marrë pjesë në takimin e tretë të udhëheqësve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, si dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vend.
Tajlanda, është etapa e fundit e turneut, ku Li do të marrë pjesë në samitin e pestë të Bashkëpunimit Ekonomik të Mekongut . (Leftion Peristeri)