Pas miratimit javën e kaluar të projekt-memorandumit të mirëkuptimit Kinë-Tajlandë në fushën e hekurudhave nga parlamenti tajlandez, progresi në bashkëpunimin hekurudhor dypalësh ka rritur fokusin e opinionit publik tajlandez.
Sipas këtij projekt-memorandumi, Kina do të angazhohet në ndërtimin e dy linjave hekurudhore tajlandeze, me gjatësi përkatësisht 734km dhe 133km. Kjo është hera e parë që në Tajlandë ndërtohet hekurudha me binarin standard.
Ministri tajlandez i Transportit Prajin Juntong tha ditët e fundit se projekti i planifikuar hekurudhor do të lidhet me linjën hekurudhore Kinë-Vientianë, kryeqytetin e Laosit, gjë që do të jetë në ndihmë të lidhjes së Tajlandës me vende të tjera të ASEAN-it.
Sipas gazetës tajlandeze "The Nation", parlamenti bëri të ditur se Tajlanda ka shumë nevojë për ngritjen e aftësisë së transportit hekurudhor, për reduktimin e kostove të transportit dhe për ruajtjen e aftësisë konkurruese në Azinë Juglindore. (Wang Lei)