PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lagarde-Papunësia minon ekonominë e BE-së
2014-12-10 09:25:40 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të trajtuar papunësinë, e cila minon ekonominë, deklaroi të martën drejtorja e FMN-së, Christine Lagarde gjatë një fjalimi me rastin e nisjes së vitit akademik në Universitetin Bocconi të Milanos. Ajo shprehu shqetësim për kontrastin midis përfitimeve dhe premtimeve të sistemit arsimor dhe realitetit të hidhur me të cilin përballen shumë të rinj në tregun e punës. Lagarde theksoi se papunësia është bërë një "dukuri e përhapur" në Europë dhe veçanërisht akute në Itali.

"Papunësia e vazhdueshme jo vetëm minon veprimtarinë ekonomike, por shkatërron strukturën e shoqërisë dhe institucioneve, duke kultivuar shpesh dhe aktet e dhunës", tha kreu i FMN-së.

Sipas FMN-së, rritja rreth 70% e papunësisë në rradhët e të rinjve në vendet e prekura nga kriza mund të pasohet nga një rritje e dobët ekonomike e tyre. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China