PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurozonë, treguesi PMI shënon rënie rekord
2014-12-04 10:36:05 CRI Komenti juaj Printoni

Firma britanike e studimit të tregut "Markit" publikoi të mërkurën të dhënat mbi gjendjen e tregut në Eurozonë. Sipas këtyre të dhënave, në muajin nëntor Treguesi kompleks i Menaxherëve të Blerjes (PMI) në Eurozonë ka rënë në 51.1, duke shënuar vlerën më të ulët gjatë 16 muajve të fundit. Një rënie e tillë ka shtuar shqetësimet e tregut mbi perspektivën e ekonomisë së Eurozonës.

Ekonomisti i lartë i "Markit"-it Chris Williamson theksoi që PMI-ja ka rënë në nivelin më të ulët që prej mesit të vitit të kaluar, që do të thotë se rritja ekonomike e Eurozonës në tremujorin e 4-t mund të jetë vetëm 0.1 %. "Po presim mëkëmbjen e kërkesës në treg, përndryshe ekonomia e Eurozonës do të përballet me recesion. Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se përkeqësimi i ekonomisë po përhapet në vendet kryesore të BE-së, prej të cilave Franca ende ka më shumë rrezik potencial," u shpreh Williamson.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China