Fjala kyçe:执法---Zhí Fǎ---Sundimi i ligjit
20141204zhifa |
Të mërkurën Grupi i përbashkët i ndërlidhjes për sundimin e ligjit Kinë – ShBA, zhvilloi konferencën vjetore në Pekin. Mbi 80 zyrtarë të diplomacisë, sigurisë, zbatimit të ligjit, doganave dhe departamente të tjera të të dy shteteve ishin të pranishëm në mbledhje. Gjatë takimit dyditor, të dyja palët kanë shkëmbyer informacione të zbatimit të ligjit, bashkëpunimit në fushën e së drejtës dhe kanë rënë dakord për temat e diskutimit të mbledhjes së vitit të ardhshëm.
Tema kryesore e bisedimeve është bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit, emigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizimit.
Grupi i përbashkët i ndërlidhjes Kinë – ShBA, mbulon një sërë fushash duke përfshirë kërkim shpëtimin, luftën kundër drogës, zbatimin e ligjit mbi të drejtat e autoriteteve, krimet e internetit, luftën kundër korrupsionit dhe ndihmën në drejtësi.
Grupi i përbashkët i ndërlidhjes Kinë – ShBA, është themeluar në vitin 1998,
Ai është një sistem dhe platformë e rëndësishme për të bashkërenduar bashkëpunimin ligjor midis Kinës dhe SHBA-së. Nëpërmjet këtij sistemi, Kina dhe ShBA-ja kanë zhvilluar bashkëpunime të suksesshme, duke përshirë një zyrë për rastet e rënda të korrupsionit pranë Bankës Qendrore të Kinës.
Në ceremoninë e hapjes të mbajtur të mërkurën, zv-ministri i Jashtëm i Kinës Liu Zhenming vlerësoi funksionimin Grupit i përbashkët të ndërlidhjes Kinë – ShBA.
"Për më shumë se 10 vjet, komunikimi midis zyrtarëve të Kinës dhe ShBA-së është ndeshur me shumë probleme dhe ka zgjidhur një sërë çështjesh të vështira. Të tilla si kontrabanda ndërkufitare e armëve të zjarrit dhe municionit, kontrabanda e çantave të markave luksoze, rastet e pornografisë me të mitur, e kështu me radhë. Kohët e fundit, të dy palët po punojnë për të rritur përpjekjet për bashkëpunim e vjedhjes së fondeve. Këto arritje të zbatimit të ligjit sigurojnë shkëmbime normale me dy vendeve në fushën ekonomike tregtare dhe japin një kontribut pozitiv."
Gjatë fjalimit, zv/ministri Liu Zhenming theksoi se pala kineze dëshiron të shtojë bashkëpunimin me autoritetet amerikane në fushën e luftës kundër korrupsionit.
"Korrupsioni ka ndikime shumë të këqija për shoqërinë. Unë besoj se bashkëpunimi për zbatimin e përbashkët të ligjit duhet nxitur për goditjen e krimit jashtë shtetit përfshirë goditjen e korrupsionit. Të dyja palët kanë një bazë të fortë bashkëpunimi, dhe duhet të kërkojnë pika të përbashkëta për të kuptuar dhe shtuar besimin tek njëri tjetri."
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së ShBA-së në Pekin Daniel J. Kritenbrink, e përgëzoi punën e grupit të përbashkët të ndërlidhjes dhe sqaroi çështjen e kërkimit të të dyshuarve.
"Lidhur me problemin e ndjekjes së të kërkuarve të akuzuar në ShBA, Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Sigurimit të Territorit kanë zhvilluar hetime, dhe ne do të prezantojmë hollësisht përfundimet në këtë mbledhje. Ndërkohë, sipas ligjit dhe procedurës amerikane, për të pasur përparim mbi këtë çështje, pala amerikane kërkon më shumë prova që duhet të ofrohen nga pala kineze. Të dyja palët duhet të forcojë kontaktet dhe kjo mbledhje ofron një platformë të shkëmbimeve për ne." (Fang Xiaoyu)