PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Bisedime, bazë për marrëveshjen finale me Iranin
2014-11-25 10:28:42 CRI Komenti juaj Printoni


foto nga CFP

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha dje në Vienë se ministrat e Jashtëm të 6 vendeve për çështjen e Iranit (SHBA-ja, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania) dhe Iranit zhvilluan bisedime, duke pohuar progresin e arritur gjatë këtij procesi.

"Përparimet e bisedimeve kanë hedhur një bazë shumë të fortë për një marrëveshje përfundimtare mbi çështjen bërthamore të Iranit dhe Kina është optimiste për perspektivën e bisedimeve bërthamore," deklaroi kryediplomati kinez.

Wang Yi shtoi se Kina ka propozuar pikëpamjet e saj për zgjidhjen e problemit kyç, e cila është vlerësuar nga palët dhe ka luajtur një rol konstruktiv.


foto nga CFP

"Së pari, palët duhet të jenë të vendosura në qëllimet e tyre për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje përfundimtare me përpjekje të përbashkëta. Së dyti, të këmbëngulim njëzëri për të ruajtur rendin ndërkombëtar dhe mospërhapjen e armëve bërthamore. Së treti, të zbatohet parimi i barazisë me arritjen brenda afatit dhe zbatimin hap pas hapi të marrëveshjesh. Së katërti, të fokusohemi tek çështjet e pazgjidhura dhe të gjejmë një zgjidhje të pranueshme nga palët," u shpreh ministri Wang Yi. (Jiang Lei/AlBaNa)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China