PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping takon guvernatorin e Uellsit të Ri të Jugut të Australisë
2014-11-19 11:46:57 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën në Sidnei me guvernatorin e shtetit australian të Uellsit të Ri të Jugut Mike Baird.

Gjatë takimit, Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet kino-australiane ndodhen në periudhën më të mirë në histori. Të dyja vendet kanë vendosur të krijojnë partneritetin e gjithanshëm strategjik mes tyre, të përfundojnë bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë dypalëshe dhe të krijojnë mekanizmin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve njerëzore e kulturore, duke hapur perspektivë të gjerë edhe për bashkëpunimin e shtetit të Uellsit të Ri të Jugut me Kinën. "Shpresoj se do të shfrytëzojmë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht për pjesëmarrjen më aktive në zhvillimin e pjesës perëndimore të Kinës," vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Guvernatori i Uellsit të Ri të Jugut Mike Baird vuri në dukje nga ana e tij se vizitën e parë pas marrjes së këtij posti ai e bëri në Kinë, duke shtuar se vizita e presidentit Xi ka nxitur bashkëpunimin kino-australian dhe ka krijuar më shumë mundësi për Uellsin e Ri të Jugut. "Ne përkrahim shkëmbimet rajonale mes të dy vendeve dhe kemi vendosur të zhvillojmë bashkëpunimin miqësor afatgjatë me Kinën," vuri në dukje Baird. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China