PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia - Kina, bashkëpunimin për zhvillimin e burimeve në Polin Verior
2014-11-19 10:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia planifikon të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fushën e zhvillimit të Polit Verior, tha të martën ministri i Burimeve Natyrore dhe i Mjedisit i Rusisë Sergei Donskoy.

Ai vuri në dukje se Kina është vend vëzhgues i Këshillit të Polit Verior dhe ka të drejtë të marrë pjesë në zhvillimin e tij. Duke folur për zhvillimin e burimeve të naftës e të gazit natyror në Polin Verior, Sergei Donskoy tha se në zonën e Polit Verior që kontrollohet nga Rusia ka burime të pasura nafte e gazi dhe deri tani shumë vende duke përfshirë Kinën kanë shprehur dëshirën për zhvillimin e këtyre burimeve së bashku me palën ruse.

"Por Rusia nuk do të bashkëpunojë kurrë me një vend që ushtron sanksione ndaj saj për zhvillimin e burimeve," nënvizoi Donskoy. Kina është një vend i madh e i përgjegjshëm ekonomik dhe mban fonde të pasura e teknologji të përparuar, ndaj Rusia do të përcaktojë sa më parë partnerët e bashkëpunimit për zhvillimin e burimeve në Polin Verior, u shpreh Donskoy. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China