Qeveria kineze ka hequr një numër pengesash për investimet kineze jashtë vendit.
Sipas rregullores së re, 99 për qind e investimeve nuk do të kenë nevojë për miratimin e qeverisë, por thjesht duhet të regjistrohen.
Disa përjashtime këtu përfshijnë investimet në të ashtuquajturit "vende të ndjeshme" ose "industri të ndjeshme."
Në vendet apo rajonet e ndjeshme përfshihen ato të cilat nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën, ato nën sanksionet e OKB-së ose ato të cilat janë përfshirë në konflikte të brendshme.
Industritë e ndjeshme përfshijnë telekomunikacionet, shfrytëzimin ndërkufitar të burimeve ujore, ndërtimin e rrjetit dhe mediat.
Aktualisht, Kina renditet e treta në botë për investimet e huaja pas SHBA-së dhe Japonisë.
Këtë vit pritet që investimet e huaja direkte të Kinës të arrijnë në 120 miliardë dollarë amerikanë. (Albana)