Qeveria kineze dhe ajo australiane kanë përfunduar bisedimet mbi një skemë të re vizash pune dhe pushimi.
Sipas marrëveshjes, Australia do të japë viza për deri në 5 000 punëtorë dhe pushues kinezë në vit.
Mbajtësit e vizave mund të qëndrojnë në Australi deri në 12 muaj dhe të punojnë deri në gjashtë muaj.
Më parë, vetëm Zelanda e Re ka ofruar një program të ngjashëm për rreth 1000 vizitorë kinezë në vit. (Artani)