Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se "Forumi i liderëve shtetërorë dhe të provincave Kinë-Australi" është një gur themeli për bashkëpunimin dypalësh. Kreu i shtetit i Kinës iu drejtua me një fjalim të pranishmëve në Forum, mes të cilëve dhe kryetarë të shteteve australiane si dhe guvernatorë të provincave kineze. Ai vuri në dukje se deri tani 94 provinca dhe qytete të të dy vendeve kanë marrëdhënie binjakëzimi dhe se shkëmbimet midis Kinës dhe Australisë pritet të rriten në nivele të ndryshme.
Sidnej ishte ndalesa e fundit e vizitës në Australi të presidentit Xi. Ai mbërriti të mërkurën në mbrëmje në Zelandën e Re ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, në kuadër të turit në 3 vende, ku përfshihet dhe Fixhi.
(Eda Merepeza)