Media e Hong Kong-ut njofton se, ndonëse këngëtarja Taylor Swift ka deklaruar shpesh këto kohë që po e kalon mirë pa të dashur, ajo po i bie pas Christopher Martin-it, vokalisti i grupit britanik "Coldplay", ish-bashkëshorti i aktores fituese të "Oscar"-it Gwyneth Paltrow dhe ish-i dashuri i aktores Jennifer Lawrence. Kohët e fundit Taylor është bërë tutore në reality show-n "The Voice", me qëllim që të jetë më pranë Christopher-it. Ndërkaq, ajo ka flirtuar me të nëpërmjet letrave dhe e-maileve. Këngëtarja ka lavdëruar gjithashtu këngët e Martin-it dhe ka pyetur të tjerët për jetën e tij intime.