PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznesi australian mirëpret marrëveshjen e tregtisë së lirë më Kinën
2014-11-18 15:26:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe: 自由贸易---Zì Yóu Mào Yì---Tregti e lirë 

Kina dhe Australia njoftuan zyrtarisht përfundimit e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Ministri i Tregtisë dhe i Investimeve i Australisë Andrew Robb tha 10 vjet më parë kur vizitoi Kinën, se përfaqësuesit e të dy palëve punonin ende për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Në fushën e shërbimeve janë diskutuar me qindra projekte të reja. Përfundimi i bisedimeve mbi tregtinë e lirë është një rezultat i jashtëzakonshëm.

"Marrëveshja e tregtisë së lirë do t'i mundësojë biznesit australian hyrje më të lirë në tregun e ekonomisë së dytë më të madhe të botës, lehtësi dhe mbrojtje për prodhuesit dhe industrinë e shërbimeve për të hyrë në një nga tregjet me rritjen më të shpejtë ekonomike."

Industria minerare dhe eksporti i burimeve zë përqindjen kryesore të tregtisë midis Kinës e Australisë. Menaxheri kompanisë australiane Rio Tinto, Phil Edmands, tha se vitet e fundit, bashkëpunimi midis kompanisë së tij dhe atyre kineze është rritur vazhdimisht. Nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë do të zhvillojë më tej bashkëpunim. Ai tha se Rio Tinto dhe ndërmarrjet kineze të çelikut kanë ndërtuar kompani të përbashkëta në Australi dhe në vende të tjera duke përfshirë Afrikën. Mënyrat e bashkëpunimit u zgjeruan në fushën e përpunimit të mineraleve, të shërbimeve dhe të shkencave të reja.

"Deri tani blemë prodhime me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh amerikanë në Kinë, në të cilat shumica janë pjesë të makinerive për minierat, pjesë për kamionët, trenat e minierave. Besoj se marrëdhëniet midis Kinës e Australisë janë barazpeshuara. Jo vetëm eksportojmë burime në Kinë, por edhe blejmë prodhimet nga tregu atje."

Australia parashikon se bujqësia dhe industria e përpunimit të qumështit do të përfitojnë më shumë nga marrëveshja e tregtisë së lirë. Vitet e fundit, shumë ndërmarrje australiane e kineze kanë qenë mjaft aktive në tregjet respektive: në fillim kompanitë australiane ishin të interesuara në sektorin e mineraleve, por tani blenë ferma dhe fabrika të përpunimit të mishit, ndërsa ndërmarrjet kineze po kërkojnë cilësi nga fermat Australiane.

Menaxheri i përgjithshëm i Grupit Careline i Australisë, Li Tao, tha se nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë do të nxitë dhe do të ndihmojë ndryshimin e ngritjen e nivelit të industrisë së qumështit.

"Në një anë, prodhimet e nivelit të lartë të industrisë së qumështit jashtë Kinës do të përbëjnë një sfidë pozitive ndaj ndërmarrjeve kineze. Por nga ana e tjetër, ky është një rast i nxitjes për zhvillimin e ndërmarrjeve kineze."

Përveç nxitjes së bashkëpunimit tregtar, marrëveshja e tregtisë së lirë do të zgjerojë shkëmbimet e personelit. Ekzekutivi i kompanisë ajrore 'China Eastern Airlines', Liu Shaoyong shpjegoi:

"Para 10 vjetësh, numri i udhëtarëve në linjën midis Kinës dhe Australisë ishte sa 1/3 e numrit të tanishëm. Unë mendoj se perspektivat e rritjes të Australisë janë të pakufizuar, hapësira do të jetë më e madhe." (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China