I dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Meng Jianzhu, u takua nga 15 deri më 17 nëntor në Teheran me udhëheqës iranianë, si edhe zhvilloi bisedime me ministrin e Punëve të Brendshme të Iranit Abdolreza Rahmani Fazli. Të dyja palët arritën mendime të rëndësishme unanime për thellimin e marrëdhënieve mes tyre, veçanërisht për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Meng Jianzhu tha se Kina dëshiron të ruajë kontaktet e nivelit të lartë me palën iraniane, të shtojë besimin e ndërsjellë politik, të forcojë bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore, të sigurisë etj. Pekini përshëndet pjesëmarrjen e Iranit në ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të.
Përfaqësuesit e palës iraniane shprehën nga ana e tyre vullnetin për forcimin e bashkëpunimit me palën kineze për të përballuar së bashku kërcënimet dhe për të nxitur paqen rajonale. (Fani/Artani)