PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bruksel: Ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen për situatën në Ukrainë
2014-11-18 09:48:11 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e jashtëm të BE-së janë takuar të hënën në Bruksel për të diskutuar zgjedhjet e mbajtura nga separatistët në Ukrainën Lindore gjatë këtij muaji.

Duke folur përpara takimit, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe e Politikave të Sigurimit e BE-së Federica Mogherini u shpreh se vendosja e sanksioneve të tjera ndaj Rusisë nuk do të ndihmojë për t'i dhënë fund krizës në Ukrainën Lindore dhe nuk ishin objektiv i takimit:

"Sanksionet në vetvete nuk janë një objektiv. Ato mund të jenë një mjet në qoftë se shoqërohen me masa të tjera, dhe mendoj se është koha që Bashkimi Evropian dhe ministrat të përqendrohen edhe në çështje të tjera për të pasur një strategji të plotë."

Mogherini u shpreh se duhet të rinisë një dialog me Rusinë dhe se duhen kërkuar edhe mënyra të tjera për ta ndihmuar Ukrainën në zbatimin e reformave ekonomike dhe institucionale.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë më parë se ka mundësi për zgjidhjen e krizës në Ukrainë:

"Nuk mund të jap një përgjigje se kur do të jemi në gjendje të zgjidhim të gjitha problemet komplekse në lidhje me Ukrainën, por, në përgjithësi, situata, siç më duket mua, ka mundësi të mira për zgjidhje." (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China