PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Marrëveshje për shërbim me kliring në RMB në Sidnej
2014-11-17 16:10:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Australia nënshkruan të hënën një marrëveshje për shërbimin me kliring në RMB në Sidnej, si një shtytje për përdorimin e monedhës kineze në biznesin ndërkombëtar.
Sipas memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar nga bankat qendrore të të dy vendeve, përkatësisht Banka Popullore e Kinës dhe Banka e Rezervës e Australisë, Kina do të hapë një bankë të shërbimit me kliring në Sidnej për të trajtuar transaksionet në RMB, i njohur edhe si yuan kinez.
Bazuar në marrëveshje, Kina do tu japë institucioneve bankare australiane një grant prej 50 miliard yuan (8.2 miliard dollarë amerikanë), në formë kuote në RMB, sipas Programit  të Investuesve Institucionalë të Kualifikuar (RQFII).
Ndërkohë pala kineze ka rënë dakord të rritë me 10 miliard yuan (1.6 miliard dollarë amerikanë) shumën maksimale që Banka e Rezervës e Australisë lejohet të investojë në tregun e bonove të thesarit të Kinës.
Programi RQFII ka nisur në vitin 2011 dhe lejon investime të huaja në tregun kinez të aksioneve si dhe në tregun e bonove të thesarit me RMB. 
Këtë vit, ekonomia e dytë më e madhe në botë ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbime bankare në RMB me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Luksemburgun dhe Korenë e Jugut. Monedha kineze ka fituar popullaritet në tregtinë globale dhe në investime. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China