PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Australi përfundojnë bisedimet për MTL
2014-11-17 16:10:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Australia nënshkruan të hënën një deklaratë me synim përfundimin e bisedimeve dypalëshe për marrëveshjen e tregtisë së lirë (MTL). Pas bisedimeve 9 vjeçare u arrit që Australia të heqë taksat për mallrat e importuara nga Kina si dhe shumica e prodhimeve australiane të hyjnë në tregun kinez pa taksa. Lidhur me investimet, palët ranë dakord ti japin njera-tjetrës statusin e vendit të privilegjuar, sapo të hyjë në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë. Ato janë angazhuar për uljen e kufirit të shqyrtimit të investimeve të korporatave, të rritin mundësitë për hyrje në tregjet reciproke, si dhe transparencën në investimet dypalëshe.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kinë-Australi do të jetë një tjetër marrëveshje e nivelit të lartë për ekonominë më të madhe të rajonit të Azi-Paqësorit. Një javë më parë Pekini dhe Seuli njoftuan përfundimin e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri i Australisë Tony Abbot ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të deklaratës nga ministri kinez i tregtisë, Gao Huchend dhe ministri australian për tregtinë dhe investimet Andrew Robb.

Marrëveshja e Tregtisë së Lisë Kinë-Australi do të mbulojë mbi 10 sektorë, duke përfshirë tregtinë në mallra dhe shërbime, investimet dhe rregullat e tregtisë, si dhe tregtinë në internet dhe prokurimet qeveritare.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China