Rusia dërgoi të dielën një sasi tjetër materialesh ndihme për Ukrainën Lindore. Kjo është hera e shtatë që Moska jep ndihmë humanitare për këtë rajon.
Sipas Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, 74 kamionë rusë dërguan në Ukrainën Lindore 450 tonë materialesh të ndihmës humanitare, ku përfshihen pajisje elektrike, lëndë djegëse dhe materiale ndërtimi.
Gjendja humanitare është përkeqësuar ndjeshëm në zonat në lindje të Ukrainës, ku po vazhdojnë luftimet mes forcave qeveritare dhe rebelëve. Qysh nga gushti i këtij viti, Rusia ka dërguar aty 8000 tonë materiale ndihme.
Të dhënat zyrtare tregojnë se qysh nga prilli i këtij viti, afro 450 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina Lindore për shkak të luftimeve. Qeveria ukrainase po planifikon t'u japë atyre subvencione për strehim. (Xu Guang/Artani)