(foto nga XINHUA)
Udhëheqësit e ekonomive të G20-s miratuan të dielën Nismën Globale Infrastrukturore, një program shumëvjeçar pune për të nxitur cilësinë e investimeve publike dhe private në infrastrukturë.
Ata u angazhuan në një komunikatë të përbashkët për trajtimin e mangësive në investimet dhe në infrastrukturën globale, gjë që është vendimtare për të nxitur rritjen, krijimin e vendeve të punës dhe produktivitetin.
Liderët e G20-s ripohuan konsensusin e tyre për të lehtësuar tregtinë duke ulur kostot, duke rishikuar procedurat doganore, duke pakësuar barrën rregullatore dhe duke përmirësuar shërbimet tregtare.
Ata po ashtu miratuan një Plan Veprimi Antikorrupsion të G20-s, që përfshin masa për rritjen e ndihmës së ndërsjellë ligjore dhe moslejimin e vendeve të sigurta për zyrtarët e korruptuar.
Komunikata u publikua në përfundim të samitit dyditor të G20-s në Brisbane të Australisë, në sfondin e një mëkëmbjeje të vogël dhe të pabarabartë të ekonomisë globale. (Artani)