Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Partinë Laburiste të Australisë, për të promovuar së bashku partneritetin e ri strategjik, theksoi presidenti kinez Xi Jinping gjatë vizitës në Australi.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit të hënën me kryeministrin australian Tony Abbot, ku u nënvizua vendimi për partneritetin strategjik dypalësh.
Ndërsa gjatë takimit me liderin e Partisë Laburiste, Bill Shorten, kreu i shtetit Xi vlerësoi kontributin e kësaj partie në zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Australisë. Ai e cilësoi Partinë Laburiste si një promotor të marrëdhënieve dypalëshe, duke nënvizuar se marrëdhëniet diplomatike Kinë-Australi dhe partneriteti strategjik u forcuan gjatë kryesimit të vendit nga kjo forcë politike. Presidenti Xi shprehu besimin se Partia Laburiste e Australisë do të vazhdojë të mbështesë politikën miqësore ndaj Kinës, nën udhëheqjen e zotit Shorten.
Nga ana e tij, Shorten përshëndeti arritjet e mrekullueshme të Kinës, sfidat e kalimit nga varfëria në begati dhe nga një ekonomi e prapambetur në një fuqi globale ekonomike.(Eda Merepeza)