Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të mërkurën në mëngjes bisedime me homologun e tij të ShBA-së Barack Obama në Pallatin e Madh të Popullit në qendër të Pekinit.
Para fillimit të bisedimeve, Xi e mirëpriti homologun e tij Obama duke mbajtur një ceremoni zyrtare me tapete të kuq. Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti në Pekin të hënën për të marrë pjesë në takimin e 22-të të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi Paqësorit (APEC). Gjithashtu Obama zhvillon dhe një vizitë shtetërore në Kinë me ftesë të Xi Jinping-ut.
Të martën në mbrëmje, të dy udhëheqësit zhvilluan një takim në kompleksin e udhëheqjes, Zhongnanhai, në Pekin, pas takimit të APEC-ut. (Leftion Peristeri)