PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
APEC 2014, Kina paraqet "Ëndrrën e Azi-Paqësorit"
2014-11-10 10:52:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 梦想---Mèng xiǎng---Ëndërr

Të dielën paradite u hap në Pekin samiti i liderëve industrialo-tregtar i APEK-ut. Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe mbajti fjalimin me temë "Kërkohet zhvillim i vazhdueshëm, Ndërtohet Ëndrra e Azi-Paqësorit". Për herë të parë, kryetari Xi Jinping paraqiti qëndrimin e Kinës për një ëndërr të Rajonit të Azi-Paqësorit, duke përshkruar në mënyrë të hollësishme realizimin e kësaj ëndrre. Ndërkohë, lidhur me zërat e ndryshëm për gjendjen e re normale të ekonomisë kineze, Xi Jinping shtjelloi më tej besimin e patundur të Kinës.

"Ju përshëndes, miq të qarqeve industrialo-tregtare të Rajonit të Azi-Paqësorit. Vitin e kaluar, në Bali, dhamë fjalën për zhvillimin e takimit në Pekin dhe jam shumë i kënaqur që jemi ritakuar këtu," tha Xi Jinping.

Kjo përshëndetje e ngrohtë në hapje të fjalimit të Xi Jinping-ut ka prekur liderët e pranishëm në mbledhje. Por ajo që ka tërhequr më shumë vemendjen e pjesëmarrësve ishte fakti i mëkëmbjes së me ritme të ngadalshme të ekonomisë së Azi-Paqësorit dhe të botës, ndërkohë që ekonomia kineze zhvillohet me ritëm të qëndrueshëm. Elita e qarqeve industrialo-tregtare dëshiron të njihet me qëndrimin e Kinës në të ardhmen e Rajonit të Azi-Paqësorit.

Aktualisht rajoni i Azi-Paqësorit po përballet me sfida të shumta. Në një udhëkryq për të ardhmen e rajonit, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti dëshirën e Kinës për "Ëndrrën e Azi-Paqësorit".

"Perspektiva e Rajonit të Azi-Paqësorit varet nga vendosmëria dhe veprimet aktuale. Detyra jonë është të krijojmë dhe të realizojmë Ëndrrën e Azi-Paqësorit për popujt e këtij rajoni. Kjo ëndërr është një përpjekje e përbashkët për lulëzimin e Rajonit të Azi-Paqësorit me këmbëngulje, për krijimin e një familje të madhe të Azi-Paqësorit, duke u përshtatur me rrymën e kohës, me paqen, zhvillimin, bashkëpunimin dhe përfitimet e përbashkëta. Kjo ëndërr përbën drejtimin e zhvillimit të botës dhe një kontribut më të madh për njerëzimin . Kjo ëndërr ka të bëjë me gjallërimin e mëtejshëm të ekonomisë, liberalizimin e tregtisë dhe investimeve si dhe shtimin e shkëmbimeve mes njerëzve. Kjo ëndërr synon krijimin e një jete më të qetë dhe më të begatë, ku fëmijet të rriten, të punojnë dhe të jetojnë në një mjedis më të mirë," u shpreh Xi Jinping.

Të dashur miq, në programin e sotëm Fjala në Lajm, po mësojmë fjalën kyçe "mengxiang", që në shqip do të thotë ëndërr.

Për realizimin e një ëndrre të bukur të Rajonit të Azi-Paqësorit, Xi Jinping propozoi projektin e Kinës, sipas të cilit, duhet të ndërtohet partneriteti i Azi-Paqësorit me besim të ndërsjelltë, durim, bashkëpunim dhe përfitim të përbashkët, duhet të krijohet një klimë e hapur ekonomike në mbarë rajonin, të zbulohet pandërprerë gjallëria e re në rritje ekonomike dhe të formohet një hartë për lidhje dhe kontakte të gjithanshme.

Zhvillimi i ekonomisë kineze ka tërhequr vëmendjen e liderëve industrialo-tregtarë të APEK-ut. Njerëzit po pyesin nëse Kina mund të vazhdojë magjinë ekonomike me ndryshimin strukturor ekonomik dhe çfarë shansesh ekonomia kineze mund të sjellë për ekonominë e Azi-Paqësorit dhe të botës. Për këtë, Xi Jinping tha se me një gjendje të re të zakonshme, ekonomia kineze do të sjellë vetëm shanse të reja zhvillimi.

"Situata e re normale do t'i sjellë Kinës shanse të reja zhvillimi. Së pari, me situatën e re, megjithëse rritja ekonomike është ngadalësuar, rritja ende është e madhe. Së dyti, me gjendjen e re, rritja ekonomike është më e qëndrueshme dhe me shumëllojshmëri. Së treti, me gjendjen e re, struktura e ekonomisë kineze është përmirësuar dhe perspektiva e zhvillimit është më e qëndrueshme. Së katërti, me këtë gjendje të re, qeveria kineze përpiqet me forca të mëdha në thjeshtimin e administrimit, duke liberalizuar më tej tregun," deklaroi Xi Jinping. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China