PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
17 nëntor, nis tregtimi i aksioneve mes Shangait dhe Hong Kongut
2014-11-10 10:06:51 CRI Komenti juaj Printoni

Në kuadër të bursës mes Shangait dhe Hong Kongut do të nisë më 17 nëntor tregtimi i aksioneve, bëhet e ditur në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën nga vëzhguesit e letrave me vlerë të Kinës kontinentale dhe Hong Kongut.

Kryeekzekutivi i Hong Kongut Cy Leung e komentoi këtë ngjarje, pas takimit me presidentin e Kinës Xi Jinping, gjatë punimeve të APEK-ut.

" Presidenti iu përgjigj pozitivisht kërkesës sime lidhur me zbatimin sa më parë të tregtimit të aksioneve mes Shangait dhe Hong Kongut. Kjo nismë e re kontribuon që Hong Kongu të bëhet jo vetëm qendra më e hapur e financës ndërkombëtare në vend, por një qendër globale financiare e mbarë botës."

Ky mekanizëm tregtar synon lejimin e investuesve ndërkombëtarë të blejnë aksione në Shangai, por në të njejtën kohë u jep mundësi investuesve nga Kina kontinentale të blejnë aksione të listuara në Hong Kong. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China